Aktivitet me te fundit ne vendin tone

SOFAT është një festival kushtuar pasurisë kulturore të jetës rurale, një dimension njerëzor kompleks të cilin tashmë po e rizbulojmë e rivlerësojmë vazhdimisht nëpërmjet peisazheve, arkitekturës, veshjeve, muzikës e ushqimit.
Festivali ka për qëllim që përveçse të sjellë në vëmendje vlerat e larmishme të zonës së Asim Zenelit, Libohovës e në përgjithësi qarkut të Gjirokastrës, të na lidhë me atë pjesë më të gjerë të identitetit tonë gjeografik që është Mesdheu. Në keto data e vende do të keni mundësi që të vilni rrush e fruta të ndryshme, të zieni raki, të shkoni nëpër baxho e ferma kuajsh, të gatuani me njerëzit e zonës dhe mbi të gjitha të kërceni e dëfreni me ta. Një numër i privilegjuar vizitorësh do të kenë mundësi të flenë dhe ushqehen në shtëpitë e vetë banorëve të zonës e të ndajnë me ta përvoja e histori të ndryshme.

Close Menu