Kurset

Akademia Muzika është një shoqatë kulturore e lindur me qëllimin për të promovuar traditën muzikore shqiptare.

Kurset e Pianos

Kurset janë individuale dhe përfshijnë të gjitha moshat dhe nivelet. Mesimet ofrohen me metodat italiane dhe gjermane me profesor të kualifikuar brënda dhe jashtë vendit, të ardhur nga një eksperiencë e gjatë mësimdhenie në institucione të ndryshme shtetërore dhe private.

Kurset e Kitares

Në kurset e kitarës që akademia ofron gjithsekush pavarësisht moshës apo nivelit mund të arrijë qëllimet që ka dhe të zhvillojë e tregoje talentin e tij.Qëllimi yne nuk është thjesht të japim mësime për një instrument të caktuar,por të ndihmojmë talentet e së ardhmes të zbulohen.

Kurset e Kercimit

Akademia është e orientuar kryesisht në muzikën popullore, por zhvillon edhe kurse të muzikës moderne dhe klasike për kulturë të përgjithshme.Deshira jone eshte te trashegojmë ndër breza vallet popullore dhe të percojmë tek të rinjtë dhe të vegjlit atë cka të parët tanë na kanë lënë pas.

Veglat Muzikore

Violina është mishërimi më modern dhe mbreteresha e instrumentave muzikore të harkut, të ardhur nga antikiteti. Instrumentat muzikorë si violinë, violë dhe violonçel kanë evoluar, nuk ka data të sakta në krijimin e tyre ato vinë si një evoluim gjatë mesit të shekullit të 16 në pjesën veriore të Italisë.Ne akademine tone kursantet kane mundesi ta mesojne dhe te zhvillojne aftesite e tyre me kete instrument.

Çiftelia është një vegël muzikore kordofone me dy tela që luhet me pendë, ndryshe i njohur si karadyzen dhe tamërr.
Përdorej për të shoqëruar rapsodi apo balada, njohur si këngë me çifteli,.Tanimë përdoret shpesh ndër dasma a koncerte shqiptare.Per kedo qe deshiron te ruaje traditen shqiptare akademia ofron kurse te ciftelise.

Close Menu