Panairi-"Shqipëria punon tokën"

Në datat 16 dhe 17 Nëntor, në zemër të Tiranës u zhvillua panairi “Shqipëria punon tokën”.Ky panair vjen për të tretin vit rradhazi dhe po kthehet tashmë në një traditë . “Shqipëria Punon Tokën” është një mundësi e shkëlqyer komunikimi midis fermerëve , për të shkëmbyer eksperienca, për të ndarë histori suksesi dhe vizionin se si mund të zhvillohet më tej bujqësia Shqipëtare, blegtoria, akuakultura, sektori i agropërpunimit e deri tek agroturizmi. Në të morën pjesë fermerë të vegjël nga i gjithë vëndi si dhe biznese më të mëdha në sektorin e buqësisë, turizmit, agrokulturës. I gjithë panairi ishte i strukturuar në forma tendash të vogla ku cdo pjesmarrës kishte mundësinë të prezantonte më së miri dhe me standarte të larta produktet e tyre.

Përvec produkteve ushqimore, kryesisht bio dhe të pasura me vlera të larta ushqyese, për cdo të apasionuar pas botanikës, bimëve, luleve, shumë tenda i ofronin këto produkte në shumë varietete. Mjeshtrat e guzhinës ofruan specialitet e tyre dhe kushdo mundi ti shijonte.

Te apasionuarit pas kafshëve kaluan disa caste ne një fermë të vogël të improvizuar në panair, gjë e cila solli gëzim edhe më të madh tek fëmijet.

Kushdo që dëshironte ti conte në shtëpi këto produkte që vinin nga mbare Shqipëria, mund ti blinin me një cmim të arsyeshem .

Gjithashtu panairi u shoqërua edhe me valle e kengë popullore. Në disa tenda mund të gjeje veshje me motive popullore, produkte të bëra në dorë, produkte zbukurimi tradicionale.

Close Menu